Reklama të shikuara së fundmi

45 miliona mësues privatë të vlerësuar

Shihni më shumë mësues

Kimia e përsosur

Mbi një milion nxënës i kanë dhënë mësuesit të tyre një vlerësim me 5 yje

  • Lindita

    trajnues fizike

    Lindita është pa dyshim një nga mësueset më të mira që kam njohur. Ajo është jashtëzakonisht e përgatitur, inteligjente dhe mbi të gjitha e apasionuar pas mësimdhënies. Ka një aftësi të veçantë për t’i shpjeguar edhe konceptet më të ndërlikuara në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. Çdo mësim me të është një përvojë e këndshme, motivuese dhe produktive. Ajo nuk transmeton vetëm njohuri, por edhe dëshirën për të mësuar. E rekomandoj me shumë bindje për këdo që kërkon një mësuese vërtet të përkushtuar dhe profesionale!

    Henri

  • Aurora

    trajnues frengjishtje

    Jam e kenaqur me oret e para qe zhvillova me Mesuese Auroren. Eshte e apasionuar dhe zhvillon teknika cilesore mesimdhenie. Do ta rekomandoja.

    Enkeleda

  • Xhesilda

    trajnues greqishtje

    Mësuesja ime e greqishtes është një person shumë e sjellshme, e duruar dhe e përkushtuar. Ajo na shpjegon mësimet me qetësi dhe përpiqet që çdo nxënës ta kuptojë materialin, edhe kur është e vështirë. Më pëlqen shumë mënyra se si ajo na ndihmon të mësojmë gjuhën greke dhe na inkurajon të mos dorëzohemi kur bëjmë gabime. Falë durimit dhe mbështetjes së saj, ndihem më e sigurt çdo ditë që kalon. Jam shumë mirënjohëse që kam një mësuese që na respekton, na dëgjon dhe na motivon të përmirësohemi. Për mua, ajo nuk është vetëm një mësuese, por edhe një person që më jep kurajo për të vazhduar përpara. Faleminderit për gjithçka që bëni për ne! ️

    Joana

  • Blerina

    trajnues gjermanishtje

    Jam duke rifilluar mesimin e gjermanishtes me mesuese Blerinen, ne nivelin B1, dhe deri tani jam shume e kenaqur me menyren e mesimdhenies. Ora eshte interaktive dhe interesante, dhe me ben te jem me e angazhuar dhe ta kuptoj me mire materialin. Zysha eshte shume e qarte ne shpjegime dhe gjithmone mundohet qe ta pershtase oren sipas nevojave te mia. E rekomandoj mesuesen me kenaqesi per kedo qe deshiron te mesoje/ permiresoje gjermanishten.

    Rosela

  • Genti

    trajnues aktrimi

    Genti është shumë i qartë dhe i duruar në shpjegime. Mësimi zhvillohet në mënyrë të kuptueshme dhe të përshtatur me nivelin e nxënësit. Eksperiencë shumë pozitive deri tani.

    Gerald

  • Jonida

    trajnues gjuhe shqipe

    Zysha e kursit te gjuhes shqipe Jonida eshte nje mesuese e rralle, perdor metodat me te mira dhe mbeshtet nxenesit gjithmone. Jua sugjeroj!

    Basha

a teacher giving a lesson

Bëhu një super mësues
edhe ti!

Ndani njohuritë tuaja, jetoni pasionin tuaj dhe bëhuni të pavarur

Mëso më shumë
Çfarë dëshironi të mësoni?